Rikualifikimi urban i bulevardit Maliq- Drithas
Tiranë-Ndër investimet më të rëndësishme me financim të Qeverisë Shqiptare, në funksion të urbanizimit dhe lehtësimit të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve.
Segmenti lidh Maliqin me Drithasin dhe Libonikun, si dhe me aksin Korçë – Pogradec.
Ky investim ka një impakt të menjëhershëm për Maliqin, pasi lehtëson daljen më shpejt në treg në një zonë bujqësore dhe me potenciale të mëdha agroturistike.
Investimet në Maliq përfshijnë edhe ndërhyrjen në fasadat e pallateve, rreth 12 000 metra katrorë, duke filluar nga Maliqi deri në Libonik dhe Drithas.
Gjithashtu në proces janë kryer punime për rehabilitimin e infrastrukturës nëntokësore, sistemim dhe asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e trotuareve, gjelbërim dhe sistemin e ndriçimit.
Ky projekt u zhvillua në kuadër të programit “Investime prioritare me Impakt të lartë në Zhvillimin dhe Promovimin e turizmit”, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.