Zgjidhje afatgjatë për furnizim me ujë të pijshëm
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Janë realizuar 57% e punimeve për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Tomin, bashkia Dibër e cila vjen në ndihmë direkte për banorët e fshatrave: Dohoshisht, Çetush, Pollozhan dhe Tomin.
Aktualisht vijon montimi i pusetave shpërndarëse, provat me rezervuarët dhe vendosja e linjave të furnizimit nëpër banesa.
Programi i Ujësjellësave Ruralë III, ka një shpërndarje gjeografike nga veriu në jug, me synimin kryesor furnizimin pa ndërprerje me ujë të pastër higjenikisht dhe me tarifa të pranueshme nga komuniteti. Financuar nga KfW, IPA 2013, WBIF dhe Qeveria Shqiptare për të përmirësuar kushtet bazë të jetesës, në zonat rurale të përfshira në program.