Në zbatim, për hapësirën e re në qendër të Fierit!
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Qendra e Fierit i është nënshtruar projektit të rikualifikimit urban. Kjo ndërhyrje po kryhet në kuadër të programit “Investime prioritare me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit”, me financim të Qeverisë shqiptare duke synuar përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve.
Aktualisht po shtrohet me pllaka guri sheshi qendror, si dhe vijojnë punimet tek ballkoni lindor (para kishës katolike).
Në proces janë dhe punimet e gjelbërimit përgjatë rrugës dhe në lulishtet përgjatë Gjanicës, për të pastruar kështu “mbingarkesën” e një qyteti të frekuentuar, i cili shërben si një nyje lidhëse mes qyteteve dhe fshatrave.Fondi Shqiptar po zbaton me rigorozitet çdo element të projektit, për ta vënë këtë hapësirë sa më shpejt në funksion të qytetarëve