Programi i Ujësjellësave Ruralë FUZR III, nga veriu në jug
Tiranë- Vijon fokusi në Lotin II, konkretisht në 6 skema të reja, për përfundimin e rezervuarëve. Po punohet me linjat shpërndarëse dhe lidhjet e shtëpive në Kuz në Kallmet dhe skemën e Tominit, Dibër.
Deri më tani janë realizuar rreth 64% e punimeve, duke ecur me ritme të shpejta për një zgjidhje të qëndrueshme ndaj furnizimit 24 orë më ujë të pijshëm.
Ky program është i organizuar në Lot-e, duke bërë bashkë qarqe dhe skema të reja ujësjellësi, për të mbuluar të gjithë zonat rurale në Shqipëri, konkretisht:
Lot I – Korçë, Elbasan / 4 skema të reja
Lot II- Dibër, Kukës, Lezhë / 10 skema të reja
Lot III- Vlorë, Fier, Berat / 8 skema të reja
Lot IV- Tiranë, Durrës / 6 skema të reja
Me financim të qeverisë Shqiptare, Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian zbatimi i këtij programi në të gjithë vendin synon të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe të pastër higjienikisht, duke përmirësuar kushtet bazë të jetesës.