Tiranë- Aktualisht po punohet për procesin e lidhjeve në çdo familje, duke zgjidhur në mënyrë përfundimtare problematikën e furnizimit më ujë në sasi dhe të pastër higjenikisht. Kjo ndërhyrje po kryhet në kuadër të Programit të Ujësjellësave Ruralë, financuar nga KfW, IPA 2013, Qeveria Shqiptare, WBIF dhe vjen në ndihmë të 3400 banorëve përfitues direkt. Jane realizuar 41 % e punimeve në këtë skemë, brenda standardit të kërkuar dhe me materiale të cilësisë së lartë.

Deri më tani, jane shtruar afro 8.5 km linja tubacionesh ose 85 % e totalit, si dhe 18 km rrjet shpërndarës, ose në total rreth 82 % e rrjetit shpërndarës.
Ka përfunduar betonimi dhe vazhdon mbushja me gurë dhe izolimi i kaptazheve të Saliajt dhe Zgërfella. Si dhe vijon puna me betonimin e gropës septike.
Gjithashtu ka filluar instalimi i lidhjeve të shtëpive, me rrjetin e furnizimit.
Kjo ndërhyrje në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon të furnizojë familjet e zonës me ujë të pijshëm pa ndërpreje dhe me cilësi, sipas udhëzimeve të BE-së.