Vijojnë punimet në Unazën Bujqësore të Myzeqesë!
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Kanë përfunduar shtresa asfaltike në segmentin e parë me gjatesi 1.2 km dhe ka përfunduar me binder dhe tapet nga Lumi deri në Imësht.
Ndërkohë në segmentin 2 kanë përfunduar 900 m shtresë binderi dhe në segmentin 3 kanë përfunduar 2.8 km binder dhe 2.4 km tapet. Ky projekt financohet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky investim u vjen në ndihmë direkte 40 mijë banorëve të fshatrave Imesht, Lumë, Ngurrëz e Madhe, Fier i Ri dhe Kashtbardhë.Kjo ndërhyrje do të mundësojë për fermerët dalje më të shpejtë në tregje, duke ndikuar kështu në rritjen e prodhimit vendas. Si dhe akses me të lehtë të banorëve në shërbimet bazë, për përmirësimin e cilësisë së jetës.