Rikonstruksion /rikualifikim urban pranë Qendrës së qytetit Vlorë Zona B
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Drejt përfundimit zbatimi i objektit “Rikonstruksion /rikualifikim urban pranë Qendrës së qytetit Vlorë Zona B, drejtim rrugës Justin Godart”
Me një ecuri fizike të punimeve 95% aktualisht është duke u punuar për të përfunduar pjesët e fundit të mobilimit urban. Si dhe shtrimin me pllaka guri përgjatë gjithë hapësirës.
Kjo ndërhyrje parashikon në total:
– 1489 m2 rrugë dhe trotuarë të shtruar më gurë,
– 332 m2 çati me tjegulla vendi,
– 887 m2 lyerje të fasadave,
– si dhe 7105 m2 sheshe të shtruar me gurë.
Ky projekt po zhvillohet në kuadër të Programit “Investime Prioritare me Impakt në Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit.”Me financim të Qeverisë Shqiptare synimi i tij është përmirësimi i infrastrukturës, në përfitim direkt ekonomik dhe social për banorët e kësaj zone.