Rikonstruksioni i godinës nr.1 të studentëve, Korçë
Tiranë- Vijojnë me ritëm të lartë punimet në këtë objekt, ku aktualisht po kryhet shtrimi me pllaka (në dhoma, korridore dhe tualete).
Gjithashtu me fokus dhe në proceset e tjera si: fino, patinim, kryerja e instalimeve elektrike dhe hidraulike, vendosja e dyerve dhe xhamave.
Ka përfunduar vendosja e mermerëve në parmakët e verandës dhe po vendosen në dritaret e katit përdhe.
Lyerja në ambientet e brendshme, si dhe grafiato në fasadën perëndimore të objektit po i japin një pamje të re, totalisht të rinovuar.Krijimi i ambienteve të brendshme komode, me punime cilësore në raport me kërkesën për kushte më të mira.
Kjo ndërhyrje me financim të Qeverisë Shqiptare është në vijim të ndërhyrjeve, për rikonstruksion në godinat e studentëve paralelisht dhe në qytetet Vlorë dhe Shkodër.