Skema e furnizimit në Njësinë Administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas
Tiranë- Vijon puna në kuadër të Programit të Ujësjellsave Ruralë. I ndarë në projekte të veçanta, ky program është nisma kryesore, për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat rurale, me një shtrirje gjeografike në të gjithë vendin.
Aktualisht fokusi është në projektin Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale III. Puna në terren për të cilin është e ndarë në 4 LOT-e.
Konkretisht në LOT-in I janë 2 skema furnizimi të reja në Njësinë Administrative Rrajcë, në ndihmë të 4 fshatrave.
Aktualisht po punohet për instalimin e linjës përgjatë unazës në fshatin Rrajcë Fushë.
Gjithashtu dhe për përfundimin e punimeve në kaptazhin e burimit Gurrat e Zeza dhe në disa struktura b/a.
Me financim të Qeverisë Shqiptare, Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian zbatimi i këtij programi në të gjithë vendin synon të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe të pastër higjenikisht, duke përmirësuar kushtet bazë të jetesës.