Work in progress: Skema e ujësjellësit në Grabian
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Deri më tani kanë përfunduar puset nr. 1, 2, 3 e 4, vendosja e pompave zhytëse me instalimet përkatëse, si dhe priten të kryhen analizat e ujit në 4 puset. Eshtë bërë lidhja e puseve me stacionin e pompave me tubacion në gjatësinë rreth 1 km. Tek stacioni i pompave janë ndërtuar themelet, muret në lartësi, shtresat e zhavorrit e betonit në dysheme, si dhe është ndërtuar soleta monolite e godinës.
Në ditët në vazhdim do të bëhet ndërtimi i pusetave në linjën e transmetimit, ndërtimi i linjave në rrjetin e brendshëm dhe ndërtimin e pllakës së dyshemesë, tek depo grumbulluese 75 m3.Ky projekt është në vijim të zbatimit të Programit të Ujësjellësave Ruralë dhe synon të zgjidhë në përfundimtare problematikën e furnizimit me ujë në këtë zonë.