Vijojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të Sheshit Taulantia
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Aktualisht punimet për këtë objekt janë fokusuar në këto procese:
- realizimi i mbrojtjes detare me gurë, përgjatë murit të betonit në zonën 1 dhe 2,
- gërmime dheu dhe sistemime zona 1,
- betonim i shkallareve buzë detit, si dhe çmontimi i pllakave të amortizuara të trotuarit ekzistues në zonën 1.
Ndërkohë paralelisht në zonën 2 po punohet me piketime sipas projektit dhe në proceset: mbushje me çakull, ngjeshje me rrul, lidhje hekuri, si dhe vendosje armature.
Me një numër të konsiderueshëm turistësh në çdo sezon të vitit, ndërhyrja në këtë zonë synon një zhvillim të mëtejshëm të qytetit, në drejtim të ekonomisë, turizmit dhe aktiviteteve sociale.
Shifra të cilat dëshmojnë se qyteti është kthyer në një nga destionacionet, i vizitueshëm në çdo stinë të vitit.
Rikonstruksioni i Sheshit “Taulantia” po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projektit; Investime Prioritare me Impakt në Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit.
Me financim të Qeverisë Shqiptare kjo ndërhyrje pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, duke rijetëzuar jo vetëm zonën në projekt, por gjithashtu duke ripërcaktuar raportin e këtij qyteti me detin