Almonit- Projekti që afron brigjet!
Tiranë-Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projektit Trilateral (IPA CBC) Itali-Shqipëri-Mali Zi, do të organizojë një event prezantues datë 21.11.2019, ora 09:30 pranë Xheko Imperial Hotel në Tiranë.
Qëllimi i këtij projekti me akronimin ALMONIT është vendosja e një partnershipi afatgjatë midis palëve të interesuara, nëpërmjet lidhjeve multimodale liqenore dhe lidhjeve të transportit detar.
Përmirësimi i transportit ekzistues në rajon dhe ndërtimi i moleve të reja synon të zhvillojë një bashkëpunim të qëndrueshëm ndërkufitar në zonën e projektit.
Për Shqipërinë kjo është ndërhyrja e parë në transportin liqenor, pasi vendi ka vetëm eksperiencën e liqenit Fierza-Koman.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është Lead Partner në këtë projekt dhe partnerët pjesëmarrës janë:
*Regione Puglia (IT), Ministria e Transportit dhe Çështjeve Detare në Malin e Zi, Regione Molise (IT) dhe partnerë të asociuar janë; bashkia e Bar (Mali i Zi) dhe bashkia Shkodër.
Projekti është i fragmentuar;
- në të dy anët e detit Adriatik-Jonian midis Italisë, Shqipërise dhe Malit të Zi dhe
- në të dy anët e Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Aktualisht kjo zonë ka aksesueshmëri të ulët dhe karakterizohet nga sisteme transporti me ndërveprim të ulët. Kjo gjë ndikon negativisht në lidhjet e brendshme dhe ato rajonale.
Në këtë kuadër projekti Trilateral synon të arrijë rezultatet si më poshtë:
- Një transport multimodal liqenor, i cili do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi në Liqenin e Shkodrës
* specifikisht Portin e Virpazar me molin përkatës në Shkodër.
- Katër transporte multimodale detare që do të lidhin Italinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi,
* specifikisht kjo lidhje detare do të operojë midis Portit të Barit (IT) me Portin Bar (Mal i Zi, Porti i Barit (IT) me Portin e Shëngjinit (AL), Portin e Bar (Mal i Zi) me Portin e Shëngjinit (AL) dhe Portin e Termolit (Molise, IT) me Portin e Bar (Mal i ZI).
Përfituesit direkt do të jenë komunitetet lokale dhe autoritetet publike lokale. Këta të fundit do të përfitojnë nga bashkëveprimi socio-ekonomik, si edhe rritje të aftësive dhe kapaciteteve në menaxhimin e aseteve.
Ky projekt parashikohet të zhvillohet në një afat kohor, 37 muaj.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit suporton të gjitha përpjekjet e përbashkëta, për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në rajon.