Work in progress: “Rikonstruksioni i rrugës Pogradec – Tushemisht”
Tiranë- Aktualisht vijon puna për ndërtimin e veprave të artit, si dhe vazhdojnë proceset: fv hekur, ndërtim armature etj. Si dhe po realizohet ngjeshja me rul e tabanit të rrugës.
Gjithashtu ka filluar procesi i shtrimit të membranës së gjeotekstilit, gjeogride dhe shtresat e çakëllit.
Deri dje banorët e kësaj zone dhe vizitorët vuanin pasojat e një rruge totalisht të amortizuar, shkak për aksidente.
Sot në process rikonstruksioni, po ndërtohet një “kalim turistik”, në shërbim të drejtëpërdrejtë të çdo qytetari dhe mbi të gjitha të turizmit.Paralel me “liqenin e dritës” ky aks i ri pritet të zhvillojë një rehabilitim të të gjitha rrjeteve të infrastrukturës, si dhe realizimin e elementëve si korsi për biçikleta, shtigje për këmbësore, punime ndriçimi, gjelbërimi etj.
Kjo ndërhyrje vjen në kuadër të programit “Rrugët lidhëse rajonale” me financim të Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.