Work in progress: “Rikonstruksioni i sheshit të Shirokës”
Tiranë- Vijon puna intensivisht për shtrimin e pllakave të gurit të mozaikut, në sheshin e Shirokës.
Paralelisht me të po punohet për sinjalistikën, si dhe po përgatitet terreni për mobilimin urban të zonës.
Kjo e fundit do të ndiqet gjithashtu nga punime gjelbërimi, ku sipas specifikimeve teknike do të ketë rreth 625 pemë dekorative, si dhe hapësira të blerta në një sipërfaqe 1156 m2.
Gjithashtu janë marrë masa paraprake në mbrojtje të mjedisit, që nga pastrimi i zonës deri në vendosjen e mjeteve ekologjikë.
Punimet në shesh parashikohen të përfundojnë në verën e vitit të ardhëm, duke përfshirë në total një hapësire prej 20 mijë m2, prej restaurimeve të fasadave, shtrimit të mozaikut e deri të punimet e ndriçimit.
I gjithë investimi, financuar nga Qeveria Shqiptare synon të ruajë identitetin e zonës, duke ofruar një hapësirë urbane të dedikuar në shërbim të komunitetit.