Menaxhimi efektiv i projekteve, çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm
Tirana- E përcaktuar të enjten e parë të Nëntorit, për vitin 2019, 7 nëntori është Dita Ndërkombëtare e Menaxhimit të Projekteve.
Kjo ditë e shënuar në kalendarin e ngjarjeve ndërkombëtare prej vitit 2004 është zhvilluar me nismën e Laverne Johnson dhe Lori Milhaven në bashkëpunim me ekipin e IIL (International Institute of Learning).
Qëllimi është vlerësimi për Menaxherin e Projektit dhe inkurajimi i njerëzve dhe organizatave që mbështeten tek ata, të bëjnë të njëjtën gjë.
Duke sjellë në vëmendje, në këtë ditë njohjen e kontributit të tyre në kohë, energji, inovacion, për të siguruar menaxhimin efektiv të projekteve në shërbim të komunitetit.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka në stafin e tij rreth 50 menaxherë, të cilët mbikëqyrin projekte të caktuara, prej fazës së kontratës fillestare, e deri në përfundimin e tij.
Të specializuar në urbanistikë, arkitekturë dhe inxhinieri ndërtimi etj menaxhojnë me efektivitet burime njerëzore dhe financiare, për zhvillimin e projekteve qofshin ato disa mujore apo disa vjeçare.
Kjo për të siguruar një investim të qëndrueshëm, në përgjigje të nevojave të një komuniteti, si në nivel lokal dhe kombëtar.