Ecuria e punimeve në objektin “Rehabilitimi i lumit Gjanica dhe rikonceptimi i sheshit qendror të qytetit të Fierit “
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Aktualisht fokusi është në realizimin e trotuareve dhe lulishteve në anën lindore të lumit Gjanica ose para Kishës Katolike, si dhe në anën perëndimore.
Gjithashtu në rrugën “Ferro Fetahu”, po punohet tek ura e re, konkretisht me lidhjen e hekurave dhe me realizimin e soletës.
Sheshi qendror është nyja lidhëse e rrugëve të brendshme të qytetit. Ndërtimi i urave të reja, (për këmbësorët dhe automjetet) parkimit nëntokësor, rinovimi i fasadave, parqet e reja, punimet e gjelbërimit dhe ndriçimit etj, po transformojnë tërësisht këtë hapësirë, duke i ofruar qytetit të Fierit një qendër të re, me konceptin kryesor në shërbim të komunitetit.
Kryerja e studimeve paraprake të fizibilitetit, monitorimi i vazhdueshëm në zbatim, si dhe mirëmbajtja në vazhdimësi janë procese, të cilat do të mundësojnë një zgjidhje afagjatë, në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës së kësaj zone, për të lehtësuar qarkullimin e banorëve dhe trafikun.Për të gjitha grupmoshat, pasditja në qendër me aktivitete të pasura sociale do të jetë më argëtuese!