Tiranë- Fokusi aktualisht është në kryerjet e proceseve të punës si: gërmim shkëmbi dhe zgjerim traseje.

Kjo rrugë me një gjerësi asfalti 4-4.75 m është drejt rikonstruksionit të plotë të saj.

Gjithashtu ka një përqëndrim të lartë të makinerive në këtë periudhë, për shkak dhe të vështirësive të terrenit ku po kryhen punimet.

Kjo ndërhyrje pritet që të zgjidhë problematikën e transportit, në një nga destinacionet turistike më të frekuentuara malore.

Duke ofruar kështu lehtësi qarkullimi, për banorët e zonës dhe vizitorët vendas dhe të huaj. Gjithashtu do të ofrojë siguri më të lartë përkundrejt kushteve atmosferike, gjatë sezonit të dimrit.

Me një gjatësi investimi prej 16 km, projekti për aksin Qafë Thorë – Theth është pjesë e investimeve në kuadër të programit Masterplani i Alpeve në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim të qeverisë shqiptare.

Synimi i të cilit është mbrojtja e mjedisit, nxitja e ekonomisë lokale, si dhe integrimi i mëtejshëm i kësaj zone në industrinë e turizmit.