Tiranë- Janë realizuar 55 % e punimeve, të fokusuara në zonat e Skënderaj Kurdari, Suc, Kujtim.

Aktualisht janë realizuar mbi 98 % linjë transmetimi, si dhe rreth 95 % linjë shpërndarëse.

Kanë përfunduar proceset e betonimit për 3 depo dhe 13 puse shuarje.

Puna po vazhdon aktualisht në rrjetin shpërndarës, për pusetat ajruese dhe shkarkuese, ku jane realizuar mbi 75 % e tyre.

Si dhe në ndërtimin e linjave nga puseta e shpërndarjes, te kufiri i pronës së çdo familjari.

Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale është një Program i bashkëfinancuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Gjermane për Zhvillim, KfË, dhe Bashkimi Europian.

Prej studimeve fillestare të fizibilitetit e deri te proceset e mirëmbajtjes në përfundim të punimeve, këto ndërhyrje do të sigurojnë krijimin e kushteve higjieno-sanitare të përshtatshme për ujin e pijshëm, si dhe furnizimin pa ndërprerje, duke përmirësuar kushtet bazë të jetesës.

Me një shtrirje gjeografike në të gjithë territorin e vendit, Programi i Ujësjellësave Ruralë synon një zgjidhje afatgjatë, përmes skemave të ujësjellesëve dhe përmirësimit të infrastrukturës të rrjeteve të furnizimit.