Qytet më i mirë, Jetë më e mirë
Tiranë- Kombet e Bashkuara kanë caktuar datën 31 Tetor, si Ditën Botërore të Qyteteve. Tema e përgjithshme e kësaj dite është slogani: “Qytet më i mirë, Jetë më e mirë!
Ndërkohë çdo vit zgjidhet një nëntemë, për të prezantuar sukseset, por edhe sfidat që vijnë nga zhvillimi urban. Kështu për herë të parë Dita Botërore e Qyteteve u festua në Shanghai, Kinë më 31 tetor 2014, me nëntemën: “Të Udhëheqësh Transformimet Urbane”. Ndërkohë për këtë vit është përzgjedhur nëntemë: “Të ndryshojmë botën; Inovacione dhe Jetë më të mirë për brezat e ardhshëm”.“Qytetet gjithmonë kanë qenë nxitës dhe inkubatorë të inovacionit, industrisë, teknologjisë, sipërmarrjes dhe kreativitetit; në krijimin e prosperitetit, rritjen e zhvillimit shoqëror dhe sigurimin e punësimit.
Qëllimet kryesore të Ditës Botërore të Qyteteve për vitin 2019 janë:
- Rritja e vetëdijes se si mund të përdoren inovacionet digjitale, për ofrimin e shërbimeve urbane, si dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe mjedisin urban.
- Të tregojë teknologji të reja kufitare, që mund të krijojnë qytete më gjithëpërfshirëse.
- Diskutimin mbi mundësitë aktuale, për gjenerimin e energjisë së rinovueshme në qytete.
- Të eksplorohet sesi teknologjitë kufitare mund të promovojnë përfshirjen sociale, në qytete.
Për këtë vit, eventi kryesor do të zhvillohet në Qytetin e Ekaterinburgut, Federata Ruse dhe është i organizuar bashkarisht nga UN-Habitat, Qeveria e Popullit Shanghai dhe Qyteti i Ekaterinburgut.Dita botërore e qyteteve promovon në masë të gjerë interesin e komunitetit ndërkombëtar në urbanizimin global, çon përpara bashkëpunimin midis vendeve në përmbushjen e mundësive dhe adresimin e sfidave të urbanizimit, dhe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm urban në mbarë botën.” Burimi: United Nations