Zgjidhje e qëndrueshme për furnizimin me ujë
Tirana- Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon zbatimin e “Programit për Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale III”. Ky program i jep zgjidhje të qëndrueshme problemit të furnizimit me ujë të pijshëm. Përmes këtij investimi do të sigurohet furnizimi me ujë sipas standardeve më të mira. Në fokus janë fshatrat e Njësisë Administrative Miras, bashkia Devoll.
Aktualisht po vijon puna me instalimin e linjës kryesore, që kalon përgjatë rrugës së asfaltuar në Menkulas, Bashkia Devoll.
Deri më tani janë realizuar 41.5% e punimeve brenda standardit të kërkuar.Si dhe në total janë instaluar 30 km linjë dhe gjithashtu janë hedhur rreth 30 m3 beton në strukturat B/A në këtë skemë ujësjellësi.
Po vazhdon puna për procesin e azhornimit të lidhjeve te reja dhe klientëve në fshatrat e NJA Miras në bashkëpunim me UK Devoll.
Punimet parashikojnë të zgjidhin në mënyrë përfundimtare, problematikën e furnizimit më ujë pa ndërprerje dhe me cilësi për banorët e zonave të përfshira.