Work in progress: Skema e ujësjellësit Dvoran, Kamenicë/ bashkia Korçë
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Deri më tani ka përfunduar puna për betonimin e depos 200 m3 në Dvoran dhe depos në Kamenicë.
Jane realizuar 41 % e punimeve në këtë skemë, brenda standardit të kërkuar dhe me materiale të cilësisë së lartë.
Për këtë ujësjellës jane shtruar afro 8.5 km linja tubacionesh ose 85 % e totalit, si dhe 18 km rrjet shpërndarës, ose në total rreth 82 % e rrjetit shpërndarës.
Gjithashtu ka filluar instalimi i lidhjeve të shtëpive, me rrjetin e furnizimit.
Kjo ndërhyrje në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon të furnizojë familjet e zonës me ujë të pijshëm pa ndërpreje dhe me cilësi, sipas udhëzimeve të BE-së.