Tiranë- Projekti i furnizimit me ujë në zonat rurale në bashkinë Durrës është fokusuar në fshatrat Arapaj dhe Xhafzotaj, për të furnizuar 1251 abonentë me ujë të pijshëm, me cilësi dhe pa ndërprerje.
Aktualisht po punohet me ndërtimin e linjave të ujësjellësit në rrjetin e brendshëm.

Komponentët kryesorë të kësaj skeme janë:

  • Ndërtimi i dhomës së valvulave tek rezervuari ekzistues 6000 m3,
  •  Ndërtimi i rrjetit shpërndarës në fshatrat e NjA Rrashbull (Arapaj&Xhafzotaj) bashkë me pusetat e komandimit, ajrimit, reduktimit të presionit dhe shkarkimit,
  •  Ndërtimi i hidranteve në fshatrat sipas vendndodhjeve në projekt,
  • Ndërtimi i 475 bokseve dhe pusetave të matësve të ujit brenda në rrjetin shpërndarës për furnizimin e 1251 familjeve,
  • Si dhe ndërtimi i linjave nga puseta e shperndarjes, deri tek kufiri i pronës së çdo familjari.

Punimet për këtë projekt parashikohen të përfundojnë në Maj të vitit të ardhshëm, duke i dhënë kështu një zgjidhje përfundimtare furnizimit më ujë në këto fshatra.