Jane realizuar 40% e punimeve për “Rikualifikimin Urban të Qendrës së Shirokës”
Tiranë- Aktualisht po punohet me shtrimin e pllakave dekorative (mozaikut) në sheshin kryesor. Ky projekt përfshin gjithashtu:
-restaurimin e 2000 m2 fasadave,
-ndërtimin e 1500 m2 çati të reja,
-si dhe ndërtimin e një hapësire prej 1700 m2 parking publik.
Do të vijojnë punimet për; ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve, ndriçimin publik, gjelbërimin, sinjalistikën, si dhe mobilimin urban të zonës.
Hapësira e trajtuar për rikonstruksionin e sheshit është 20.000 m2 në total dhe paralelisht me të po punohet, për strukturën e platformës së liqenit dhe zonën e piknikut pranë saj.
Rikonstruksioni i sheshit të Shirokës është një investim që pritet të integrohet me projektin e plotë “Për Rikualifikimin e Bregut Perëndimor të liqenit të Shkodrës”.Me financim të qeverisë shqiptare, synimi i këtij projekti është kthimi i Shirokës në një qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale, në shërbim të komunitetit.