Tiranë- Aktualisht të fokusuar në Lotin II, Gjorm-Brataj-Ura e Laskos ku vazhdojnë punimet në të dy segmentet e tij.
Çdo ditë kryhen prova dinamike dhe analiza teknike, për shtresën e nënbazës në fragmentet ku është punuar.
Gjithshtu në zona të caktuara monitorimi gjatë punimeve është shtuar për shkak të disa problematikave të hasura në terrenin, ku po kryhen gërmime dhe mbushje. 

Ndërkohë ka filluar puna edhe me veprat e artit, që do të ndërtohen përgjatë aksit.
Ky i fundit do të shërbejë si një infrastrukturë lidhëse mes fshatrave të Vlorës, si dhe mes Vlorës e Himarës dhe jo vetëm.
Për banorët e qytetit të Tepelenës si dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, do të mundësojë një akses më të shpejtë për në bregdet.