Në rikonstruksion të plotë konvikti i vajzave në Qytetin Studenti, Vlorë
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- Kjo është godina e dytë që i nënshtrohet ndërhyrjes, duke vijuar me godinat e konvikteve në qytetin e Shkodrës dhe të Korçës.
Me financim të Qeverisë Shqiptare, konvikti do të ndërtohet nga e para, duke ruajtur vetëm strukturën bazë.
Në një lartësi prej 5 katesh, aktualisht po punohet në secilin prej tyre me “hedhjen në tokë, të amortizimit ekzistues” duke vazhduar njëkohësisht me proceset e reja, si: punimet hidraulike, ndërtim parapeti tarrace, veshje polisterol në fasadat veri,jug etj.
Në këtë drejtim, parashikohet që punimet për këtë projekt, të përfundojnë në fund të këtij viti.