Roskoveci drejt Rikualifikimit Urban
Info & Lajme, Lajme
Tiranë- I banuar herët si një nga stacionet kryesore të rrugës Egnatia, i pozicionuar në arterien kryesore që lidh qytetet Berat-Fier, Roskoveci herët është shndërruar në një rrugë komunikimi, mes zhvillimeve kulturore.
Sot në vëmendje të qeverisë shqiptare përmes zbatimit nga Fondi Shqiptar i Zhvilllimit, po zhvillohen ndërhyrje në një hapësirë prej 3.5 hektarë, fokusuar në bllokun nr. 2 të cilat synojnë:
- rikonstruksionin e fasadave kryesore; bashkia, institucione arsimore, komisariati i policisë etj,
- rikonstruksionin e bulevardit me pllaka guri, i cili do të shërbejë si një zonë pedonale,
- përmirësimin e gjendjes së rrugëve, infrastrukturës mbitokësore,
- rrjet të ri inxhinierik nëntokësor,
- vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit në të gjithë gjatësinë e sheshit,
- kënde lojërash,
- punime gjelbërimi.
Cilësuar si “kufiri mes Myzeqesë dhe Mallakastrës”, ky qytet do të transformohet dhe do të pajiset me infrastrukturë bashkëkohore, në shërbim të komunitetit, duke krijuar kështu për banorët e tij dhe jo vetëm, një hapësirë rekreative dhe funksionale.