Unaza Bujqësore të Myzeqesë, rreth 55% e punimeve kanë përfunduar!
Info & Lajme, Lajme
TIRANË- Në Unazën Bujqësore të Myzeqesë kanë përfuduar 55 % e punimeve. Kjo rrugë me një gjatësi prej 11 km pritet tu vijë në ndihmë 40 mijë banorëve të fshatrave Imesht, Lumë, Ngurrëz e Madhe, Fier I Ri dhe Kashtbardhë.
Pas përfundimit të shtresave asfaltike, aktualisht po punohet me:
- shtrimin e pllakave të trotuarëve nga Imesht në Ngurrëz
- ndërtimin e veprave të artit dhe mureve rrethuese
- ndërtimin e trotuarëve në segmentin Fier i ri – Kashtbardhë
Zona është e njohur për hapësirën e gjerë të tokave të kultivuara me kultura të ndryshme bujqësore, si dhe për sipërfaqet e mëdha me sera.
Investimi i qeverisë shqiptare, që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe lidh fshatrat Bubullimë, Krutje dhe Fiershegan me akset kombëtare Lushnje – Fier dhe Lushnje – Berat.
Për banorët e këtyre zonave kjo përkthehet në mundësi, për të qenë më të konkurrueshëm në treg dhe pse jo për të investuar më tej.