Qyteti i Fierit me një pamje të re
Info & Lajme, Lajme
TIRANË-Rehabilitimi i lumit Gjanica është një projekt paralel në zbatim e sipër sëbashku me rikualifikimin urban të qendrës së Fierit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Në një shtrirje prej 60.000 m2 me financim të qeverisë shqiptare në qendër parashikohet të punohet për rinovimin e fasadave të ndërtesave rreth sheshit, ndërtimin e një parkimi nëntokësor prej 100 vendesh, ndërtimin e korsive të biçikletave etj.
Ndërkohë lumi Gjanica, i cili ishte kthyer në një vendgrumbullimi mbeturinash synohet të kthehet në një peizazh rekreativ, ku po punohet në shtratin e lumit për sistemimin e ujërave të zeza dhe të shiut. Gjithashtu krahas rikonstruksionit të dy urave ekzistuese mbi lumë, projekti parashikon edhe ndërtimin e dy urave të reja: një urë për këmbësorë dhe një urë automobilistike.