TIRANË- Fondi Shqiptar i Zhvillimit krijon një zgjidhje përfundimtare për furnizimin me ujë në zonat rurale. Investimi i radhës është në bashkinë e Burrelit dhe fshatrat e saj. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 1,400 banorë të 3 fshatrave (German, Midh dhe Kodër Cerre) të cilët do të kenë furnizim me ujë të pijshëm, 24 orë dhe sipas standardeve më të mira.


Aktualisht po punohet për:

-Ndërtimin e linjës kryesore, 4.5 km
-Ndërtimin e linjës së shpërndarjes, 35 km
-Ndërtimin e 2 rezervuarëve të rinj
-Rehabilitimin e 1 rezervuari ekzistues
-Ndërtimin e 3 kaptazhve të reja
-Instalimin e 211 kasetave të parafabrikuara për 386 matësa uji.

Ndërtimi i skemës së këtij ujësjellësi parashikohet të përfundoje vitin e ardhshëm duke funrnizuar në mënyrë përfundimtare banorët e zonës me ujë të pastër.