Qyteza e Ulzës konsiderohet si destinacioni turistik i radhës
Info & Lajme, Lajme
TIRANË- Kjo zonë është në një distancë kohore 1 orë e 10 minuta larg kryeqytetit!
Gjeografikisht e pozicionuar midis bashkive Mat dhe Mirditë, Parku Rajonal i liqenit të Ulëzës ka një sipërfaqe prej 4,206 hektarësh dhe shtrihet nëpër të gjithë kurorën e liqenit të Ulëzës dhe Shkopetit, në një lartësi 400 m mbi nivelin e detit.
Tashmë ate e vizitojnë edhe turistë që vijnë nga qytete të tjera të vendit, si dhe turistë të huaj nga Italia, Franca, Gjermania, Çekia e Polonia.