Vijon zbatimi i programit për “Rehabilitimin e zonës së Qafës së Pazarit”.
Info & Lajme, Lajme
TIRANË – Kjo zonë është e pajisur me një histori dhe kulturë të larmishme. Konkretisht një prej tyre e njohur si Xhamia e Pazarit në Gjirokastër e cila është e ndërtuar në vitin 1754.
Ky objekt fetar mirëpret besimtarë prej 265 vitesh. Gjatë regjimit komunist, ndërtesa u përdor si depo dhe fushë trajnimi për akrobatët.
Kjo xhami u rihap sërish për publikun në vitin 1991.
Çatia e kupolës kryesore është e mbuluar me gurë dhe arkitektura përshtatet me atë të dyqaneve të çarshisë.
Xhamia e Pazarit është pjesë e ansamblit të ndërtesave karakteristike në Qafën e Pazarit.
Projekti për “Rehabilitimin e zonës së Qafës së Pazarit” është një projekt kompleks, pasi ndërthur punime inxhinierike në infrastrukturën nëntokësore me rikonstrusionin e kalldrëmit. Për restaurimin e kalldrëmit FSHZH bashkëpunon ngushtë me Institutin e Monumenteve të Kulturës, që ka vlerësuar dhe miratuar projektin teknik.