Tiranë-“Në këtë botë njeriu po qe i drejtë është guximtar” – Petro Marko, “Fantazma dhe plani 3+4”

Shkrimtari i mirënjohur lindi në Dhërmi dhe në nder të tij sheshi kryesor i fshatit mban këtë emër.

Sheshi, ku është vendosur edhe busti i Petro Markos është restauruar së fundmi në kuadër të projektit “Rikualifikimi Urban i fshatrave Vuno dhe Dhërmi, financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës dhe zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 

Në kuadër të këtij projekti janë restauruar sheshet, fasadat dhe çatitë e shtëpive, si dhe kalldrëmet e fshatit Dhërmi. Investimi synon të kthejë fshatin në një atraksion për të apasionuarit pas historisë dhe trashëgimisë kulturore, si dhe të diversifikojë ofertën turistike të bregdetit të jugut.