Mbi 800 familje të 4 fshatrave në Mollaj të Korçës do të përfitojnë furnizim me ujë 24/24
Info & Lajme, Lajme
Tirana- Programi për Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale III financuar nga qeveria Shqiptare, qeveria Gjermane dhe Bashkimi Evropian që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka filluar prej 2 muajsh ndërtimin e skemave. Parashikohet linjë e re kryesore që do të lidhë burimet Saliu dhe Zgërfellas drejt rezervuarit të Kamenicës së Sipërme, rezervuarit ekzistues në Kamenicë të Poshtme si dhe me rezervuarët Dvoran Qendër dhe Dvoran. Ky i fundit do të ndërtohet rishtas në kuadër të projektit të rindërtimit të dy burimeve ekzistuese të Ujit (Saliu dhe Zgërfella).
Aktualisht po punohet për:
- Ndërtimin e dy rezervuarëve të rinj në fshatin Kamenicë e Sipërme dhe Dvoran me kapacitet prej 75m3 dhe 150m3
- Rehabilitimin e rezervuarëve ekzistues në Kamenicën e Poshtme dhe Dvoran Qendër me kapacitete respektive 125m3 dhe 30m3
- Ndërtimin e disa veprave të artit për kalim lumi, kalim ure, kalim tombino dhe kalim kanali.
- Ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes, rreth 21 km
- Ndërtimin e një kolektori kryesor të ujrave të zeza, rreth 1 km.
Projekti parashikohet të përfundojë vitin e ardhshëm