Tiranë – Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon zbatimin e Programit për Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale III. Aktualisht po punohet në fshatrat Cernice, Rrogam, Llugaj, Dunishe dhe Bukove të bashkisë Tropojë. Ky nënprojekt do të ketë një impakt të drejpërdrejtë për 2107 banorë, duke i furnizuar me ujë të pijshëm 24/ 7 dhe brenda të gjithë standardeve.

 

Me financim të qeverisë shqiptare, Bashkimit Europian si dhe Fondeve Gjermane përmes KfW, projekti i zbatimit parashikon punimet si më poshtë:

  • Ndërtimin e linjës kryesore të dërgimit, 6 km
  • Ndërtimin e linjës së shpërndarjes, 45 km
  • Ndërtimin e 2 rezervuarëve të rinj
  • Ndërtimin e 1 pikë lidhjeje
  • Instalimin e 89 kasetave të parafabrikuara, për 440 matësa uji

Ndërtimi i skemës së këtij ujësjellësi parashikohet të përfundojë vitin e ardhshëm dhe synon të zgjidhë në mënyrë përfundimtare furnizimin me ujë të pastër higjenikisht.