Rikonstruksioni i Urës së Zezë në Fushë Krujë
Info & Lajme, Lajme
Tiranë – Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes investimit nga qeveria shqiptare ka marrë masat, për rikonstruksionin e plotë të Urës së Zezës në Fushë Krujë, si pjesë e projektit për sistemin e lumit të Zezës.
E shtrirë në një gjatësi prej 18.4 m, do të ketë gjithashtu dy trotuarë nga 2.25m.
Hapësira e trajtuar është 5 kilometra dhe ndërhyrja synon të zgjidhë njeherë e mirë problemin e përmbytjeve për:
- 1,800 familjet dhe 100 bizneset e zonës.
Gjithashtu për rregullimin e trafikut në urë është parashikuar vendosja e të gjithë elementëve të nevojshëm të sinjalistikës horizontale dhe vertikale.