Tiranë -Me financim të qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ndërmarrë një projekt për rikonstruksionin e qendrës së turizmit në Valbonë.

  • Qendra e turizmit në Valbonë po rikonceptohet si një qendër multifuksionale që ofron akomodim, informacion për vizitorët, hapësira për zyra, për nisma të reja turistike, etj.
    Ndërhyrjet konsistojnë në:
  • Restaurim arkitektonik dhe funksional i dy objekteve ekzistuese për t’u përshtatur me funksionet e reja të qendrës.
  • Ndërtim i 4 bungaloë për t’iu përgjigjur nevojave të qendrës në kohën e pikut turistik.
  • Ndërtimi është projektuar i thjeshtë me një interpretim modern të arkitekturës tradicionale të zonës.
  • Ndërtim i një dyqani dhuratash, për të promovuar artin dhe prodhimet e zonë

 

Turizmi është perspektiva më premtuese e zhvillimit për Valbonën dhe Tropojën. Mbi 120,000 turistë vendas dhe të huaj vizitojnë Valbonën çdo vit. Aktualisht turizmi malor është zhvilluar kryesisht në Luginën e Valbonës, por e gjithë zona ka një numër të madh atraksionesh të tjera që mbeten ende të pashfrytëzuara. Projekti ka për qëllim rritjen e standardit të aktiviteteve dhe shërbimeve të ofruara në zonë, diversifikimin e ofertës turistike dhe nxitjen e nismave të reja turistike.