Vijon implementimi i programit “Furnizimi me Ujë të pijshëm i Zonave Rurale III” në Bashkinë Devoll
Info & Lajme, Lajme
Tiranë -Tashmë për 1,150 abonentëve të fshatrave Gjyrëz, Ziçisht, Fitore, Dobranj, Braçanj, Sul, Ponçare, Menkulas, Koshnicë nga Fondi Shqiptar I Zhvillimit ka filluar puna për ndërtimin e skemave të ujësjellësit për furnizimin me ujë të pijshëm.
Në këtë bashki janë parashikuar të ndërtohen, me një investim në vlerë 2,559,456 Euro:
- linja kryesore të dërgimit
- dy rezervuar të rinj me kapacitet prej 300m3 dhe 200m3.
- 5 pusetave të shuarjes së presionit.
- dy ndërtesa të klorinimit.
- veprave të vogla si kalim lumi, kalim ure, kalim tombino dhe kalimin kanali.
- rrjetit të ri të shpërndarjes rreth 22.5 km.
- Valvula e Reduktimit të Presionit për rrjetin e shpërndarjes së Menkulasit, një për fshatin Ponçarë dhe një për Bracanj.
- Si dhe rrethimi i dy burimeve të ujit dhe ndërtimi i veprave të dërgimit të ujit në burimi në sisteM
Furnizimi me ujë do të garantojë 24 orë furnizim me ujë (1,5 atmosferë minimum) me standarde cilësie sipas udhëzimeve të BE-së.