TIRANA-   Zona rezidenciale te Shkëmbi i Kavajës është transformuar tërësisht pas projektit për rehabilitimin e saj. Në bllokun e përfshirë nga rruga “Valë Deti”, deri te rruga “Horizonti” kanë përfunduar të gjitha punimet për kanalizimet e ujërave të bardha, për infrastrukturën nëntokësore në të gjitha rrugët e brendshme, asfaltimin, sinjalistikën vertikale dhe horizontale, trotuarët, ndriçimi, gjelbërimi, etj.

 

Fotografi të rrugëve “Ankona 1” “Durrsaku i Vjetër” “Danubi” “Valë Deti”para dhe pas investimit tregojnë dukshëm ndryshimin që kanë pësuar kjeto rrugë.

Aktualisht po punohet për sistemimin e Përroit të Durrësit.

Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projekteve me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit që financohet nga qeveria shqiptare