Aksi Fushë-Krujë – Thumanë, 50 mijë banorë akses në shërbime e tregje
TIRANË– Rruga Fushë-Krujë – Thumanë 12 km e gjatë, e ndërtuar me standarde dhe sinjalistikë të nevojshme, jo vetëm ka lehtësuar qarkullimin e mjeteve në superstradën Fushë-Krujë – Shkodër, por nga ky investim përfitojnë rreth 50 mijë banorë të kësaj zone, akses më të shpejtë në shërbime e tregje.
Ky aks rrugor lidh Mamurrasin, Laçin, superstradën Lezhë–Shkodër dhe “Rrugën e Kombit”.
Ky investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit vjen në vazhdën e projekteve të tjera të zbatuara në akset Thumanë – Laç – Milot dhe Fushë-Krujë – Bypass.
Segmenti Thumanë – Fushë-Krujë lehtëson lidhjen e veriut të Shqipërisë me aeroportin “Nënë Tereza” dhe portin e Durrësit.
Ky aks i rëndësishëm merr prioritet dhe vlerë të shtuar, veçanërisht tani edhe gjatë sezonit veror, duke i dhënë lehtësi qarkullimit veçanërisht tani, kur shtohet fluksi i turistëve dhe vizitorëve të shumë që vijnë në vendin tonë.