Novacioni në turizëm, nevojitet ndërgjegjësim më i lartë dhe kapacitete të rritura
InnoXenia Café 3, forumi ku morën pjesë përfaqësues nga sektori publik dhe ai privat dhe diskutuan rreth vështirësive kryesore që ata hasin. Gjatë forumit u dhanë propozime konkrete të cilat do të jenë pjesë e Axhendës Strategjike të Inovacionit në Turizëm që po hartohet në kuadër të projektit InnoXenia.
TIRANË – Kërkesa dhe sjellja e turistëve është gjithmonë në ndryshim. Për të përballuar këto ndryshime, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nëpërmjet zbatimit të projektit InnoXenia synon të përmirësojë aftësitë për të përdorur produkte, proҫese dhe shërbime novatore me qëllim pasurimin e ofertave turistike natyrore dhe kulturore.
Në këtë kuadër, u organizua në Tiranë një forum diskutimi me të ftuar aktorët kryesorë në sektorin e turizmit. Forumi ishte në formën e një Kafeje Pune në të cilën pjesëmarrës nga sektori publik dhe ai privat diskutuan rreth vështirësive kryesore që ata hasin, si dhe dhanë propozime konkrete të cilat do të jenë pjesë e Axhendës Strategjike të Inovacionit në Turizëm që po hartohet.
InnoXenia, dedikuar tërësisht novacionit në Turizëm në rajonin Adriatiko-Jonian është një projekt që financohet nga Bashkimi Europian nëpërmjet fondeve IPA. Fondi Shqiptari i Zhvillimit është institucioni përfaqësues për Shqipërinë në një projekt që përfshin Greqinë, Italinë, Shqipërinë, Kroacinë, Slloveninë dhe Bosnjë – Hercegovinën.