Aktualisht, po punohet me urat dhe veprat e tjera të artit përgjatë segmentit Imësht – Ngurrëz dhe po vazhdohet me mbushje, nivelim e rregullim në trupin e rrugës. Nga Kashtbardha në fshatin Fier i Ri po vazhdohet me shtresën e stabilizantit dhe rrulim për gati 5,4 km. Ndërkohë në zonat e banuara po punohet me kanalet anësore, trotuarët dhe hyrje daljet e banorëve.

TIRANË – Kanë përfunduar rreth 45% e punimeve për rikonstrusionin e Unazës Bujqësore të Myzeqesë, 11 km që përmbyll investimet në infrastrukturë në zonën bujqësore të bashkive Lushnje – Divjakë.

Në këtë fazë, po punohet me urat dhe veprat e tjera të artit përgjatë segmentit Imësht – Ngurrëz dhe po vazhdohet me mbushje, nivelim e rregullim në trupin e rrugës. Nga Kashtbardha në fshatin Fier i Ri po vazhdohet me shtresën e stabilizantit dhe rrulim për gati 5,4 km. Ndërkohë në zonat e banuara po punohet me kanalet anësore, trotuarët dhe hyrje daljet e banorëve.

 

Unaza Bujqësore e Myzeqesë lidh zonën jugore të Lushnjes me autostradën Lushnje – Berat dhe me tregjet e Divjakës e Lushnjes. Ky investim i qeverisë shqiptare që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do u shërbejë drejtpërdrejt 15,000 banorëve, që merren kryesisht me kultivimin e perimeve dhe zarzavateve. E gjithë zona karakterizohet nga një numër i lartë serrash. Tashmë produkti do të përdorë këtë rrugë për të arritur tregun e Lushnjes më shpejt dhe me kosto më të ulët.

Ndërkohë brenda vitit synohet të mbarojë puna për segmentin Imësht-Ngurrëz e Madhe dhe pas 18 muajsh edhe segmenti Fier i Ri-Kashtëbardhë.

Segmente të tjera që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit janë Savër-Kadiaj, Qerret i Vjetër-Kadiaj, Fshati Qerret dhe Qerret-Qerret i Vjetër.