PROGRAMI I PRAKTIKAVE TË PUNËS
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 25 – vjeçare në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.
FSHZH ka një Program të Praktikave të Punës që ka për qëllim t’u ofrojë studentëve dhe profesionistëve të ardhshëm mundësinë për të aplikuar njohuritë e marra në auditoret e universiteteve në një mjedis të motivuar dhe profesional. Nga ana tjetër, si një institucion i orientuar drejt risive dhe i angazhuar prej 25 vitesh në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, FSHZH synon që nëpërmjet Programit të Praktikave të Punës të tërheqë pranë vetes të rinjtë e talentuar, të motivuar dhe me dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e vendit.