TIRANË – Kryeministri Edi Rama dhe z.Kryeministri Erjon Braçe të shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të  Zhvillimit, Dritan Agolli inspektuan punimet përgjtë Unazës Bujqësore të Myzeqesë, 11 km një projekt që financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të Programit për Rehabilimin e Akseve Rrugore Prioritare.

Kjo rrugë do t’u shërbejë 15,000 banorëve për transportin e prodhimeve bujqësore në tregun e e Lushnjës, si dhe për të arritur më shpejt bashkitë Lushnje dhe Berat.

 

 

Aktualisht po punohet në Lotin i dhe konkretisht në segmentin Imësht-Lumë, ndërkohë që brenda vitit synohet të mbarojë puna për segmentin Imësht-Ngurrëz e Madhe dhe pas 18 muajsh edhe segmenti Fier i Ri-Kashtëbardhë.

Segmente të tjera që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit janë Savër-Kadiaj, Qerret i Vjetër-Kadiaj, Fshati Qerret dhe Qerret-Qerret i Vjetër.

Investimi përputhet me objektivat e ndërhyrjeve në zonat me potencial të lartë zhvillimi ekonomik dhe bujqësor të vendit.