Projekti InnoXenia ka organizuar konferencën e radhës me fokus kërkimin e risive “Për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit”.
Ky organizim mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të:
-Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura,
-Rajonit të Greqisë Perëndimore,
-Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, bashkive, si dhe organizatave të angazhuara në fushën e turizmit, mbështetjes së biznesit,

 

Me financim të Bashkimit Europian, ky projekt synon të mundësojë një koordinim mes aktorëve kryesore të turizmit, për të diskutuar idetë më të fundit dhe inovative në këtë fushë.