TIRANË – Vazhdon puna për Rikualifikimin Urban të Roskovecit, që financohet nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Projekti parashikon një sërë ndërhyrjesh në të gjithë bllokun që njihet si blloku nr. 2 dhe ku përveç godinës së Bashkisë, janë pozicionuar një sërë institucionesh të rëndësishme si Komisariati i Policisë, institucione arsimore, etj.

Krahas ndërtimit të godinës së re të Bashkisë, projekti parashikon ndërhyrje zhvilluese për të gjithë aktivitetin urban. Kështu, do të rikonstrukstruktohet rruga kryesore e bllokut, që përveç rrjetit të ri inxhinierik nëntokësor do të pajiset edhe me sinjalistikë dhe ndriçim. Rruga do të shërbejë për lehtësimin e trafikut në zonën e bulevardit, që do të rikonstruktohet me pllaka guri dhe do të shërbejë si zonë pedonale. Fasadat e ndërtesave do të trajtohen tërësisht në të gjithë elementët përkatës, ndërsa përgjatë bllokut do të krijohen mjedise çlodhëse me kënde lojrash, hapësira rekreacioni, gjelbërim, etj.

 

 
Sipërfaqja që prek projekti në total është 3,5 hektarë. Qëllimi është përmirësimi i aspektit vizual të qytetit dhe njëkohësisht rritja e fuksionalitetit të kësaj hapësire në shërbim të qytetarëve.