TIRANË – Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpalluar tenderin per projektin Rikualifikim Urban në Bashkinë Pukë – Faza e Dytë”.

Projekti parashikon ndërhyrje infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve lidhëse të spitalit Pukë, ndërhyrje në fasadat e dy objekteve pranë sheshit të Bashkisë, punime për mbrojtjen e liqenit, si dhe ndërhyrje të tjera plotësuese.

Rrugët lidhëse të spitalit Pukë janë praktikisht inekzistente. Projekti parashikon ndërtimin e sistemit të ujrave të zeza dhe të bardha, shtresave asfaltike dhe sinjalistikës. Pjesë e sistemimit të rrugëve lidhëse do të jetë edhe ndriçimi, gjelbërimi dhe sistemimi i vendparkimeve.

  

Gjendja e përgjithshme është vlerësuar nga një grup pune që ka bërë disa vizita në terren. Krahas ndërhyrjeve konkrete në objektet e sipërpërmendura, detyrë e projektuesit do të jetë edhe projektimi i infrastrukturës nëntokësore që të mund të përballojë zhvillimin e qytetit edhe për të paktën 50 vitet e ardhshme. Kjo do të ndihmojë për një planifikim afatgjatë dhe do të shmangë ndërhyrjet kohe pas kohe.