Diskutim mbi idetë dhe strategjitë novatore të turizmit
Info & Lajme, Lajme
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka organizuar një forum, me qëllim diskutimin e ideve rreth strategjive novatore të turizmit, aktiviteteve dhe shërbimeve të reja në secilën prej hallkave të zinxhirit turistik si:
- gastronomia, suveniret, përzgjedhja e destinacioneve, marketingu etj.
Ky forum vjen si një domosdoshmëri e ndryshimit të vazhdueshëm të sjelljes së turistëve dhe kërkesës së tyre. Në këtë kuadër është e rëndësishme të merren masa për:
-
- të përballuar këto ndryshime,
- dhe paralelisht për të përmirësuar aftësitë për të përdorur produkte, procese dhe shërbime të reja me qëllim pasurimin e ofertave turistike natyrore dhe kulturore.
Në këtë aspekt, në projektin e përbashkët që përfshin Greqinë, Italinë, Shqipërinë, Kroacinë, Slloveninë dhe Bosnje – Hercegovinën, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është Institucioni përfaqësues për Shqipërinë.