FUZR III – Gati kantieret për LOT-in 3
Info & Lajme, Lajme
Tiranë-Ka filluar mobilizimi i kantiereve për ndërtimin e 6 skemave të furnizimit me ujë të 7 fshatrave në bashkitë Vlorë, Himarë, Lushnje dhe Ura Vajgurore. Këto skema janë pjesë e LOT-it 3 të programit për Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale III. Janë rreth rreth 11 mijë banorë të fshatrave Dukat i Ri, Kuç Buronjë, Pilur, Kudhës, Çiflik, Pashalli dhe Gur i Bardhë që përfitojnë nga investimi.
Programi FUZR III filloi vitin e kaluar me një financim prej 39.97 mln Eurosh nga Qeveria Shqiptare dhe ajo gjermane përmes KfW, Bashkimi Europian, Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe bashkitë e përzgjedhura si pjesë e programit.
FSHZH bashkëpunon me ngushtë me bashkitë e përzgjedhura, të cilat janë njëkohësisht edhe pjesë e financimit me 10% të shumës. Krahas punimeve inxhinierike për ndërtimin e depove, linjave të shpërndarjes nga burimi te konsumatori dhe vendosjes së matësve, programi parashikon edhe zbatimin e masave shoqëruese për rritjen e kapaciteteve menaxhuese në 7 bashki kryesore.