INFO
LAJMET E FUNDIT
Konsultim me Publikun dhe Grupet e Interesit – “Fuqizimi i atraksionit turistik të kalasë së Beratit përmes përmirësimit të aksesit turistik”
Njoftim Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Berat në kuadër të Projektit “Fuqizimi i atraksionit turistik të kalasë së Beratit përmes përmirësimit të aksesit turisitk”, me financim nga Banka Europiane…
Takim Informues për projektet: Rehabilitimi i Ujësjellësit Kuç, Kudhes, Pilur & Ndërhyrja Rigjenerimi Urban në Fshatra me Potencial Turistik
Njoftim Fondi Shqiptar i Zhvillimit organizon ‘Takim Informues me Grupet e Interesit’, në kuadër të Programit “FURNIZIMI ME UJË I ZONAVE RURALE FUZR III”, me financim të Bankës Gjermane për…
Java Globale e Sipërmarrjes 2023
Në kuadër të zhvillimit të Javës Globale të Sipërmarrjes 2023, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Ministrin e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, janë angazhuar ngushtësisht në një bashkëpunim…
TE REJA
PROKURIME
Invitation for Tenders
Invitation for Tenders Project Name: ALBANIA INFRASTRUCTURE AND TOURISM-ENABLING PROGRAMME EBRD Project ID: 49351 Country: Albania Client Name: ADF – Albanian Development Fund ECEPP ID: 32581229 Procurement Exercise Name: Enhancing…
Invitation for Tenders
Invitation for Tenders Project Name: ALBANIA INFRASTRUCTURE AND TOURISM-ENABLING PROGRAMME EBRD Project ID: 49351 Country: Albania Client Name: ADF – Albanian Development Fund ECEPP ID: 32577668 Procurement Exercise Name: Reconstruction…
Invitation for Tenders
Invitation for Tenders Project Name: ALBANIA INFRASTRUCTURE AND TOURISM-ENABLING PROGRAMME EBRD Project ID: 49351 Country: Albania Client Name: ADF – Albanian Development Fund ECEPP ID: 26498143 Procurement Exercise Name: Enhancing…
RRETH NESH
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 30 - vjeçare zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.
1993 - 1996
Zbutja e varfërisë në zonat rurale të Shqipërise pas rënies së sistemit totalitar nëpërmjet zhvillimit rural dhe ngritjes së institucioneve dhe kapaciteteve lokale ishte misioni me të cilin FSHZH u krijua nëpërmjet financimit të donatorëve të huaj (Donatorët aktualë përfshijnë Bankën Botërore; UN; BE; CEB; BERZH; Bashkëpunimi Gjerman KfW; Fondi Saudit; Fondi Kuvajtjan)
1994 - 2018
- Zonat rurale
- Zonat urbane
12 Qarqe dhe 61 Bashki në të gjithë vendin.
1993 – deri sot
Ecuria historike e portofolit
E ARDHMJA
Ndërsa punojmë për të transformuar Shqipërinë, ne festojmë njëkohësisht edhe evolucionin tonë. Pavarësisht eksperiencës gati tridhjetë vjecare në zhvillimin e qëndrueshëm, ne vazhdojmë të operojmë me pasionin e një organizate të sapokrijuar. FSHZH vazhdimisht kërkon të rritet jo vetëm në numra, por edhe në ekspertizë. Teksa nevojat e Shqipërisë ndryshojnë dita ditës, ne jemi të përgatitur që t'u përgjigjemi sfidave të reja me zgjidhje efektive, praktike dhe afatgjata.
PROFILI I AKTIVITETIT
Fondi Shqiptar i Zhvillimit mbështet dhe asiston me fonde investimi NJQV-të dhe komunitetet për rehabilitimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së vogël social-ekonomike dhe shërbimeve sociale duke implementuar projekte të infrastrukturës rrugore, projekte ujësjellës-kanalizimesh, projekte ujitjeje & mbrojtje nga përmbytjet, ndërtime urash të vogla, ndërtime qendrash komunitare, shkollash etj.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndihmon në rritjen e kapaciteteve institucionale të NJQV-ve dhe komuniteteve në mirëadministrimin dhe qëndrueshmërinë e investimeve të kryera , në kuadër të Strategjisë për Decentralizimin e Qeverisjes Vendore. Gjithashtu FSHZH trajnon dhe ofron asistencë teknike për NJQV-të në hartimin e Planeve të Zhvillimit Lokal, të cilat nxisin zhvillimin dhe reduktojnë papunësinë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit nxit pjesëmarrjen e komunitetit gjatë gjithë ciklit të identifikimit, zbatimit , funksionimit dhe mirëmbajtjes së nënprojektit. Në realizimin e nënprojekteve në infrastrukturë FSHZH mbështetet në bashkë-kontributin financiar të NJQV me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria e investimeve. Çdo komunitet është përgjegjës për identifikimin e projektit të tij të preferuar, për ngritjen e Grupeve të Këshillimit dhe Ndjekjes që do të asistojë në planifikimin, supervizimin dhe administrimin e Funksionimit & Mirëmbajtjes së nënprojektit.
Kujdesi ndaj mjedisit është pjesë e kritereve vlerësuese që përdoren gjatë përzgjedhjes, projektimit dhe zbatimit të nënprojekteve nga FSHZH. Vlerësimi mjedisor merr parasysh mjedisin natyror, shëndetin njerëzor dhe aspektet social-kulturore. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për secilin projekt, kryen konsultimin me publikun për vlerësimin e ndikimit në mjedis.