Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

17 Maj, 2018

Transformimi i shëtitorës së Sarandës, FSHZH zhvillon takim publik për projekt-idenë finale


TIRANË – Projekti për transformimin e shëtitores së Sarandës u diskutua në një takim të hapur mes përfaqësuesve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, studiove të projektimit, bashkisë Sarandë dhe grupeve të interesit e qytetarë të Sarandës.


Shëtitorja “Naim Frashëri” e Sarandës do t’i nënshtrohet një investimi rehabilities në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik” që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore.



Konsultimi publik për projekt-idenë finale që u zhvillua në mjediset e Bashkisë Sarandës u dha mundësinë qytetarëve që të njihen me detajet e projektit.


Projekt-ideja finale e transformon shëtitoren në një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit. Do të restaurohen fasadat në gjithë gjatësinë për të përmirësuar estetikën. Gjithsesi në shëtitore do të mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.


Lidhja harmonike mes detit dhe tokës dhe zgjerimi i hapësirave për ankorimin e varkave të peshkimit dhe turistike zunë pjesën kryesore të diskutimit mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FSHZH dhe studiove projektuese.
Janë rreth 1.5 milionë Euro që janë vënë në dispozicion për rigjenerimin urban të shëtitores. Krahas projekt-idesë finale, është gati edhe projekti i zbatimit.


Ky është konsultimi i dytë publik që zhvillohet për projektin e shëtitores së Sarandës. Qytetarët e Sarandës kanë pasur mundësi të informohen dhe të diskutojnë që në fazën e parë të këtij projekti në një takim publik të zhvilluar vitin e kaluar. Konsultimet publike për këtë projekt janë një nismë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit me qëllim rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe nxitjen e bashkëpunimit të komunitetin.


Ne këtë vazhdë edhe projekti i zbatimit do të diskutohet me qytetarët në një takim publik. Puna për zbatimin në terren parashikohet të fillojë pas përfundimit të sezonit turistik.